Vendosni fjalën kyçe....

Kush është 35-vjeçari që u vra mbërmë në Tiranë


Mbërmjen e djeshme në Tiranë u vra një 35-vjeçar me sende të forta. Ngjarja e rëndë ndodhi në Zall-Bastar të Tiranës. Arben Gjeci është 35-vjeçari nga fshati Zall-Bastar i cili humbi jetën nga plagët e marra në kokë. 

Gjeci dyshohet se kishte një lidhje jashtë martesore. Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar dhe marrë në  pyetje disa persona, por ende nuk ka asnjë komunikatë zyrtare nga Policia e Tiranës për atë që ka ndodhur dhe hetimet. 

Bluzat e bardha e kanë futur direkt në sallën e operacionit por nuk ka mundur të shpëtojë për shkak të dëmtimeve. Mjekët thonë se vdekja ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të mëdha në kokë për shkak të përplasjeve ose goditjeve.

Po kështu mësohet se viktima ka pasur 4 dëmtime në kokë, çka ka përforcuar dyshimet e policisë për një vdekje jo aksidentale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *