Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohet kreu i Portit të Durrësit, Bakaj krahu i djathtë i Vangjush Dakos


Shkarkohet nga detyra drejtori i Portit të Durrësit, Afrim Bakaj. 

Shkarkimi i tij ka ardhur me vendim të ministres së re të Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe vendin e Bakajt e ka zënë Genti Tare.

Tare ka qenë më herët Konsull në Ambasadën Shqiptare në Stamboll. 

Balluku firmosi sot shkarkimin e kreut të ARRSH-së, Afrim Qendro dhe zëvendësimin e tij me ish-ministren për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato ndërsa një ditë më parë erdhi edhe lëvizja e parë e saj si ministre duke zëvendësuar Klodian Gradecin me Skerdi Drenovën në krye të OST-të.

Afrim Bakaj u emërua në krye të Portit të Durrësit më 23 shkurt të vitit 2018. Ai ka qenë më parë drejtori i AKU-së (Autoritet Kombëtar të Ushqimit) si dhe konsiderohet si një nga njerëzit më të afërt të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Ai është një nga personat që kanë marrë pjesë në grevën e urisë të organizuar nga Partia Socialiste kur kishte ngritur çadrën para kryeministrisë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *