Vendosni fjalën kyçe....

PD prezanton kandidatin për kryebashkiak në Rrogozhinë: Të bashkuar do punojmë për qytetarët


Partia Demokratike ka prezantuar sot zyrtarisht kandidatin për kryetar të bashkisë së Rrogozhinës, Ferdinand Saraçi.

Në takimin e mbajtur sot në degën lokale, ishte i pranishëm sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi dhe nënkryetarja e PD-së Grida Duma, e cila është njëkohësisht dhe drejtuese politike e kësaj dege, Grida Duma. Po ashtu merrnin pjesë edhe deputetë e drejtues lokalë të PD-së.

Duma dhe Bardhi e vlerësuan kandisatin Saraçin si njeriun që do të sjellë ndryshim në Rrogozhinë.

Ky i fundit gjatë fjalës së tij, deklaroi do të punojë maksimalisht që të sjellë fitoren për demokratët dhe qytetarët e Rrogozhinës.

“Unë dua të falenderoj kryesinë e Partisë Demokratike, kryesinë e degës Rrogozhinë me propozimin me emrin tim dhe përgjegjësinë që kam marrë përsipër. Unë dua tu falenderoj të gjithëve, bashkë na pret një punë e madhe jo e vogël, dihet se çfarë kemi përballë. Puna jonë në 7 vite me opozitën dhe punën e palodhur të gjithë anëtarëve të kryesisë dhe të partisë.

Unë dua ti falenderoj të gjithë, pavarsisht se disa nuk janë këtu, motivet dihen, por me bindje të plotë që çdo ditë nga një po vjen dhe i bashkohet Partisë Demokratike dhe jo LSI-së.

Puna na pret, unë ju jap besën sot, për punë jam 24 orë. Edhe ju gjithashtu të bashkoheni ta thyejmë. Nuk është një bashki që nuk fitohet. Këtu kanë dhënë provat që bashkia është fituar edhe ne bashkë e fitojmë, me një organizim pune të mirë, të mrekullueshëm. Stafi është ajka e bashkisë në Rogozhinë. Po ti shikoni të gjithë janë figura të papërlyera dhe figura të pastra. Kemi mundësi të hyjmë në çdo shtëpi me kërku votë. Gjatë 7 viteve opozitë kam denoncuar pa fund problematikat e bashkisë Rrogozhinë. Edhe është kohë e shkurtër një muaj fushatë, por garantoj që shum njerëz më njohin dhe do më respektojnë ditën e 6 Marsit.”- tha Saraçi.

Sipas PD-së, Ferdinand Saraçi u miratua si kandidat për bashkinë Rrogozhinë nga kryesia e partisë, pas “propozimit unanim” të tij nga strukturat e kësaj bashkie.