Vendosni fjalën kyçe....

Jep dorëheqjen kreu i OST-së, i propozuari i ri Skerdi Drenova


Klodian Gradeci

Jep dorëheqjen administratori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Klodian Gradeci. Gradeci, përmes një letre, bërë publike nga “Balkanweb”, shkruan se arsyet e kësaj kërkese janë personale, ndërsa mësohet se emri i ri i propozuar për të drejtuar OST-në është Skerdi Drenova. Drenova ka qenë drejtor i “Top Channel” dhe kreu i “INUV”-it.

Emisioni “Të paekspozuarit” publikoi skandalin e falsifikimit me kompaninë “Dunwell Haberman” për lotin e Unazës së Re. Kompania u shpall fituese për ndërtimin e një pjese të Unazës se Madhe.

Qeveria shqiptare dha edhe një tender tjetër për kompaninë fantazmë “Dunwell Haberman” dhe bëhet fjalë për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit, një nga tenderat më të mëdhenj të zhvilluar nga OST gjatë këtij viti.

Sipas dokumenteve të publikuara edhe nga Agjencia e Prokurimeve Publike, tenderi është zhvilluar në nëntor dhe “Dunwell Haberman Albania” e ka fituar atë me 100 për qind të vlerës limit. Siç pasqyrohet edhe në dokumente të Agjencisë (APP), fondi limit për ndërtimin e linjës Burrel-Peshkopi ishte përcaktuar 1 miliardë e 447 milionë lekë dhe po me këtë çmim është fituar nga “DH Albania.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *