Vendosni fjalën kyçe....

Dunwell Haberman ka fituar tender 12 milionë euro nga OST


Skandali me kompaninë Dunwell Haberman, e cila u shpall fituese për ndërtimin e një pjese të Unazës se Madhe është thelluar akoma edhe më shumë, pasi kësaj komanie nuk i është dhënë vetëm një tender.

Qeveria shqiptare ka akorduar edhe një tender tjetër për kompaninë fantazmë Dunwell Haberman dhe bëhet fjalë për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit, një nga tenderat më të mëdhenj të zhvilluar nga OST gjatë këtij viti.

Sipas dokumenteve të publikuara edhe nga Agjencia e Prokurimeve Publike, tenderi është zhvilluar në nëntor dhe Dunwell Haberman Albania e ka fituar atë me 100 për qind të vlerës limit. Siç pasqyrohet edhe në dokumente të Agjencisë (APP), fondi limit për ndërtimin e linjës Burrel-Peshkopi ishte përcaktuar 1 miliardë e 447 milionë lekë dhe po me këtë çmim është fituar nga DH Albania.

Për këtë skandal ka reaguar më pas edhe Operatori i Sistemit të Transmetimit i cili pas njohjes në media, ka sqaruar se ka marrë masat për pezullimin e njëjanshëm të kontratës.

Referuar rastit të publikuar në median online për një kontratë që kompania DH Albania ka patur me Operatorin e Sistemit të Transmetimit, OST sqaron se që në momentin kur është njohur me përmbajtjen e dokumenteve të shfaqura në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, ky institucion ka marrë masat  për pezullimin e njëanshëm të kontrates”-thuhet në njoftimin e OST-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *