Vendosni fjalën kyçe....

“Gazetarët të protestojnë si studentët, Rama do u vërsulet edhe atyre” – Berisha


Ish-kryeministri Berisha ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në Ora News. Në bashkëbisedimin e tij me gazetaren ai tha se gazetarët duhet të ngrihen të protestojnë ashtu siç po bëjnë studentët pasi shumë shpejt Rama do nisë sulmin ndaj fjalës së lirë.

“Ka një agresion të qeverisë ndaj fjalës së lirë dhe konkretisht të Edi Ramës, një agresion familjar. Nuk më hiqet nga mendja fjala e zonjës së tij e cila ju ankohej gazetarëve se pse ankoheshin kundër Edit dhe sot Edi po bën të pamundurën për t’u mbyllur gojën gazetarët. Unë ftoj të gjithë gazetarët e Shqipërisë të ndjekin të njëjtin shembull si studentët, pasi viktima e dytë në këtë vend do të jetë fjala e lirë.” – tha Berisha.

Më tej ish-kryeministri foli për ligjin e Arsimit të Lartë, që sipas tij është problemi kryesor i krizës së universiteteve. Berisha theksoi se pas miratimit të këtij ligji nga Rama, qëndrojnë valixhet me para.

“Unë mendoj se ky revolucion është një revolucion social. Ai filloi për një gjobë ekstra që qeveria vendosi për ta për provimet e prapambetura, tani kemi ardhur në një pikë ku ata kërkojnë anulimin e ligjit për Arsimin e lartë. Kur unë isha kryeministër nuk e miratova ligjin, por në 2013-n sapo Rilindja erdhi në pushtet, në zyrën e Ramës mbërritën valixhet me para nga Universitet private. Unë i doja Universitete private por nuk mund ti barazoj ato me Universitet publike.” – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *