Vendosni fjalën kyçe....

Meta sqaron mosdekretimin e Bushatit dhe propozimin e Cakajt si ministër i Jashtëm


Presidenti Meta ka sqaruar pse nuk e ka firmosur menjëherë shkarkimin e Ditmir Bushatit si ministër të Jashtëm dhe se çfarë do ndodhë në vijim.

I ftuar në emisionin “A Show” të Adi Krastës në News24, Meta tha se do i përmbushë deri në fund detyrimet e tij kushtetuese ndërsa tha se ministri i Jashtëm është një pozicion mjaft delikat dhe për këtë arsye do të presë verifikimet e duhura.

“Dua t’ju siguroj që edhe në këtë rast Presidenti i Republikës do t’i përmbushë të gjitha detyrimet e tij kushtetuese dhe ligjore për t’iu përgjigjur vullnetit të kryeministrit, gjithmonë, në interes të respektimit të Kushtetutës dhe të respektimit të ministrit, si institucion kushtetues.

Përsa i takon ministrit të Jashtëm do të bëj një sqarim: Mendoj se ky është një pozicion tepër i rëndësishëm dhe delikat.  Ky proces do të kërkojë kohën e vet, që nuk varet nga Presidenti i Republikës, por nga përgjigjja e institucioneve, të cilave u jemi drejtuar.” – tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *