Vendosni fjalën kyçe....

Policia shqiptare dhe ajo turke godasin grupin e narkotikëve, arrestohet një turk shpallen në kërkim tre shqiptarë, kapen kanabis, armë, e drogë sintetike


Policia Shqiptare në bashkëpunim me atë turke ka realizuar operacioni e koduar “Përtej kufijve”.

Nga operacioni u sekuestruan në Manisa të Turqisë, 3 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 8.6 kg marijuanë, 9 pako me drogë sintetike dhe 211 bimë narkotike të kultivuara si dhe u arrestua 1 shtetas turk, ndërsa 3 të tjerë janë proceduar penalisht.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim 2 shtetas shqiptarë dhe 1 shtetas turk, si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Policia e Shtetit siguroi informacion se në Manisa të Turqisë, disa persona ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Informacioni i siguruar nga Policia shqiptare i është përcjellë menjëherë homologëve turq, të cilët organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Përtej kufijve”.

Në kuadër të operacionit, u bë e mundur që në Manisa të Turqisë, të evidentohej vendi ku ishin kultivuar bimët narkotike. Gjatë operacionit, Policia turke sekuestroi 3 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 8.6 kg marijuanë, 9 pako me drogë sintetike dhe 211 bimë narkotike të kultivuara.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë 1 shtetas turk dhe u proceduan penalisht 3 shtetas të tjerë turq.

Po në vijim të operacionit u shpallën në kërkim, për veprën penale “Trafikimi i stimulantëve dhe lëndëve narkotike”, 2 shtetas shqiptarë dhe 1 shtetas turk, pasi janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”-njofton policia.