Vendosni fjalën kyçe....

Rama organizon ceremoni dhe për boksierin Florian Marku: Ngjiti flamurin shqiptar në majën e botës


Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se një tjetër ceremoni si ajo e mbajtur para pak ditësh për Luiza Gegan, do të mbahet këtë radhë në nder të boksierit, Florian Marku.

Ceremonia për boksierin do të mbahet të shtunën.

“Nesër, 27 gusht ora 11:00, nderojmë një tjetër krenari kuqezi, kampionin që e ngjiti flamurin shqiptar në majën e botës, Florian Markun dhe kush dëshiron e ka mundësi të na bashkohet është i mirëpritur.”- shkruan Rama.

Mbrëmjen e kaluar boksieri shqiptar Florian Marku ka mposhtur rivalin meksikan Miguel Parra Ramirez në ndeshjen e zhvilluar në ‘Air Albania’ duke mbrojtur titullin WBC Silver.