Vendosni fjalën kyçe....

Rama pas mbledhjes në selinë e PS-së: Unë s’jam i kënaqur me veten time, lëre më me drejtuesit politikë


Kryeministri Edi Rama ka folur për mediet pak pas takimit në selinë e PS-së me drejtuesit politik të qarqeve.
Në këtë mbledhje, tema kryesore e diskutimit ishte fushata elektorale dhe zgjedhjet e 25 prillit.

Rama tha se është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit.

“Është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit dhe punën që të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet e pushtetit qendror dhe vendor me bazën.”- tha Rama.

I pyetur nga gazetarët nëse është i kënaqur me punën e drejtuesve të PS-së në qarqe, kryeministri u shpreh: “Unë nuk jam asnjëherë i kënaqur as me veten time lëre më me drejtuesit politikë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *