Vendosni fjalën kyçe....

Reagon Rama: Një tjetër ditë e humbur për studentët


Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e sotme të studentëve. Rama është shprehur se edhe kjo e sotmja është një ditë e humbur për studentët.

“Një tjetër ditë e humbur me arsyen e Mosarsyes: Kam kërkesa po s’dua të flas për to, prandaj m’i plotëso! Kështu funksionon në Klinikën e Doktorreshë Monës, në Gjumin e Lul Artistit, në Megafonin e Profesor Qorrit,po jo në mësimet e demokracisë e të prindërve tuaj. Unë ju pres”, shprehet Rama.

Studentët kanë njoftuar se edhe pse Ministria e Arsimit dhe Kryeministri Edi Rama nuk e respektuan ultimatumin e vënë deri në orën 16:00 të ditës së djeshme për të plotësuar 8 kërkesat, ata nuk do të ndalen.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *