Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbledhje në Kryeministri, shkon edhe Nikolla


 

Kryeministri Rama ka bërë një mbledhje qeverie paraditen e sotme. Mësohet se ai ka shkarkuar nga detyra anëtarët e qeverisë në Bordet e Administrimit të Universiteteve si dhe drejtorët e konvikteve në vend.

Kreu i qeverisë ka disa ditë që kërkon që ulet në bisedime me studentët duke u bërë festa të herëpashershme, por këta të fundit i kanë refuzuar të gjitha kërkesat e tij.

Mijëra studentë e nxënës kanë dalë sot sërish në protesta në gjithë territorin e vendit. Ata kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave që i kanë bërë qeverisë ndërsa theksojnë se nuk do ulen në bisedime me kreun e qeverisë.