
Edmond Tupja, sot para Kryeministrisë
Edmond Tupja padyshim që është profesori më i kërkuar në Shqipëri. Pse? Sepse ka protestuar dhe e kanë proceduar penalisht.
Por sot profesori ka një përgjigje: “sfidën” ndaj kujtdo që ia fut kot.
Ai ndodhet pikërisht poshtë zyrës së kryeministrit Rama, kundër politikës arsimore të së cilit po mbahet protesta prej plot 9 ditësh.
“Me personin më të kërkuar nga policia Edmond Tupja! Ne jemi këtu, tek Kryeministria, në protestë me studentët! — te Kryeministria.”, shkruan aktivisti Aulon Kalaja, duke publikuar edhe foton me profesorin.

Studentë në ditën e 9-të të protestës para Kryeministrisë