Vendosni fjalën kyçe....

Pedagogët e Elbasanit kërcënojnë studentët: Kush del në protestë, ta harrojë diplomën (Video)


Studentët e Universitetit të Elbasanit kanë denoncuar kërcënimin që u është bërë atyre nga ana e pedagogëve për shkak të pjesëmarrjes në protestë.

Në një dëshmi për “Fax News”, një nga studentet protestuese tha se shumë nga bashkëmoshatarët e saj ishin kërcënuar që të mos bashkoheshin me protestuesit e tjerë në të kundërt duhet ta harronte diplomën për vite.

“Kush del nga këtu, të shkojë t’i bashkohet protestës ta harrojë diplomën për vite. Unë do t’ju ngel. Pedagogë të ndryshëm, pjesa më e madhe e studentëve këtu e dinë, i njohin shumë mirë. Do të shkojmë t’ju bashkohemi që t’ju tregojmë se ne e morëm guximin. U çuam e lamë mësimin. Në momentin që ata do na shohin, duhet të marrin guximin të bëjnë të njëjtën gjë.” – tha një nga studentet protestuese.

Pavarësisht kërcënimeve, studentët e Elbasanit janë nisur drejt Tiranës për t’u bashkuar me moshatarët e tyre.

“Unë i kuptoj studentët e tjerë që kanë frikë, pasi e di sesi funksionon rrjeti i pedagogëve, e megjithatë ne duhet ta shembim frikën. Ne kemi marrë sot një vendim unanim që të nisemi drejt Tiranës, pasi e dimë që bashkimi bën fuqinë. Këtu e bëmë punën tonë, atjke do të bëhet Lëvizja Kombëtare Studentore”, u shpreh studentja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *