Vendosni fjalën kyçe....

“12 fluturime në javë”- Rama ndan pamjet nga Aeroporti i Kukësit: Pasagjerët jo vetëm nga Shqipëria e Kosova


Kryeministri Edi Rama e ka shpërndarë sot një video me pamje nga Aeroporti i Kukësit, i cili ka rifilluar punën dhe pret turistë nga disa vende të Europës.

 “Mirëmëngjes, dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit me pasagjerët jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, por edhe turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, që shfrytëzojnë këtë portë të re të qiellit tonë për të kaluar pushimet në Shqipëri, ju uroj një fundjavë të mbarë.”- shkruan Rama krahas videos, në të cilën thuhet se 12 fluturime në javë kryhen tashmë nga “porta e veriut”.