Vendosni fjalën kyçe....

“Universiteti baraz me -1 veshkë”, zbulohen simbolikat e protestës së studentëve (FOTOT)


Zbulohen simbolikat e protestës së sotme të studentëve. Pankarta mbi të cilat shkruhet “Universiteti i barabartë me një veshkë më pak”, apo “U munduan të na varrosnin por harruan se ishim fara”, janë gjetja e protestës së sotme.

Protesta në universitetet publike ka nisur. Studentët janë mbledhur në fakultetet e tyre, për të nisur nga atje marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

Edhe pas tërheqjes së qeverisë dhe shfuqizimit të VKM-së për tarifën e provimeve, studentët tregojnë vendosmëri dëri në përmbushjen e plotë të kërkesave të tyre.

“Anulimi i VKM për tarifa shtesë, Përgjysmimi i tarifës së studimit, Përmirësimi i kushteve të konvikteve, Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet në bord.”, janë kërkesat e studentëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *