Vendosni fjalën kyçe....

“Sot ne, nesër ju”, gjimnazistët i bashkohen thirrjes së studentëve


Protestëve të studentëve u janë bashkuar edhe gjimnazistët. Studentët ndaluan para gjimnazit “Qemal Stafa” për pak minuta, ndërsa u bënin thirrje “Bashkohuni”, “Sot ne, nesër ju”.

Studentët u kanë kujtuar gjimnazistëve se kur ata të jenë studentë, tarifat do rëndojnë edhe mbi ta. Kështu disa prej gjimnazistëve iu bashkuan thirrjes së tyre. Ndërsa raportohet se ka patur edhe gjimnazistë nga “Hary Fultz” që janë bashkuar.

Protesta e studentëve nuk po zhvillohet vetëm në kryeqytet, por është përhapur në të gjithë Shqipërinë, në Shkodër, Durrës, Elbasan, Korçë dhe Vlorë.

“Ky është dhjetori i dytë dhe sapo ka filluar”, është thirrja e studentëve që marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *