Vendosni fjalën kyçe....

Jo vetëm në Tiranë, studentët nisin protestat në gjithë Shqipërinë (VIDEO)


Protestat e studentëve janë përhapur në të gjithë vendin. Në Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë dhe në Vlorë po protestohet për përmbushjen e të gjitha kërkesave të tyre.

Madje studentët e Durrësit dhe të elbasanit, kanë lajmëruar se do të nisen drejt Tiranës.

Në qytetin e Shkodrës, studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, e kanë nisur tashmë marshimin e tyre në rrugët e qytetit verior. “Ecni para, mos u dorëzoni, se jeni e ardhmja”, thotë një student me megafon.

Po ashtu, edhe në Vlorë ku ditën e djeshme nuk ka patur protesta. “Bojkotoni mësimin, bojkotoni mësimin”, thërrasin studentët vlonjatë.

Para kamerave, studentja Entela Duka nga Universiteti i Elbasanit, tha që shumë prej bashkëmoshatarëve të saj janë përballur me kërcënime se do të ngelen, në rast se dalin në protesta. Por pavarësisht kësaj ata kanë dalë në protesta, e madje do t’u bashkohen studentëve të Tiranës.

‘’Sot ne jemi më të pakët në numër, pasi ka student që u trembën nga kërvënimet e pedagogëve. Kush del nga këtu ta harrojë diplomën, unë do t’ju ngel, këto kanë qenë disa nga kërcënimet e pegdagogëve. 

Unë i kuptoj studentët e tjerë që kanë frikë, pasi e di sesi funksionon rrjeti i pedagogëve, e megjithatë ne duhet ta shëmbim frikën. 

Ne kemi marrë sot një vendim unanim që të nisemi drejt Tiranës, pasi e dimë që bashkimi bën fuqinë. Këtu e bëmë punën tonë, atje do të bëhet Lëvizja Kombëtare Studentore”, u shpreh studentja duke paralajmëruar kështu se do të nisen për në Tiranë. Po ashtu edhe studentët e Durrësit kanë bërë të njëjtin lajmërim.

Shkodra

Vlora

Korça


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *