Vendosni fjalën kyçe....

Rrëshqitja e gurëve në aksin Levan-Tepelenë, hapet kalimi


Pas rrëshqitjeve në aksin Levan – Tepelenë, Autoriteti Rrugor Shqiptar bqën me dije se nga mëngjesi i sotëm k yaks është bërë i kalueshëm përmes bajpasit të krijuar në zonën Poçemit, ku ka ndodhur shembja e gurëve.

“Me këtë rast, duke falenderuar përdoruesit e këtij aksi për mirëkuptimin e treguar, ARRSH informon se bajpasi i ndërtuar për të evituar shkarjen e rrezikshme në zonën e Poçemit është një rrugë me shtresë stabilizanti me dy kalime, me sinjalistikë dhe mbrojtje me barrierë.

Kalimi në këtë rrugë përgjatë bajpasit do të bëhet me shpejtësi të kufizuar deri në 20 km/orë dhe nën monitorimin e policisë rrugore.

Ndërkaq, ARRSH dhe kompania kontraktore po punon për eleminimin e rreshqitjes dhe rikthimin e qarkullimit normal në këtë aks”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *