Vendosni fjalën kyçe....

27-vjeçari nga Burreli u gjet i vrarë me plumb në kokë në Hamburg, autori i dyshuar një 17-vjeçar shqiptar


Një 27-vjeçar shqiptar është gjetur i vrarë me plumb në kokë në Hamburg të Gjermanisë.

Policisë gjermane i janë dashur tre ditë për identifikimin e të riut i cili u gjet pranë banjave termale në Kaltenkirchen, një qytezë rreth 40 kilometra larg Hamburgut më 25 nëntor 2023.

Viktima është identifikuar si Reols (Alonso) Hysneli, me origjinë nga Mati ndërsa policia nuk i ka gjetur asnjë dokument identifikimi. Pas kontrollit të gjurmëve të gishtave është bërë e mundur identifikimi i tij.

Për vrasjen është arrestuar një 17-vjeçar shqiptar me origjinë nga Kukësi i cili ka pranuar se ka kryer vrasjen pa dhënë hollësi të mëtejshme. Sipas mediavs gjermane dyshohet se ngjarja ka të bëjë me prishjen e pazareve të drogës.

Hysneli ka pasur precedentë të mëparshëm në Gjermani pasi është arrestuar e dënuar me 9 muaj burg pas një përleshjeje fizike në parkingun e një supermarketi, ngjarje e ndodhur në shtator 2021, megjithatë ka dalë nga burgu pasi është liruar me kusht.