Vendosni fjalën kyçe....

Autobusi me nxënës përplaset me autoveturën në rrugën Librazhd-Elbasan, humb jetën një person


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Librazhd – Elbasan. Nga aksidenti, ku janë përfshirë një autobus dhe një autoveturë  ka humbur jetën një person.

Autovetura është shkatërruar thuajse krejtësisht nga përplasja me autobusin ndërsa përvec viktimës mësohet se 3 persona janë plagosur rëndë.

Në autobusin me targa AA 121 CS, të përfshirë në aksident po udhëtonin nxënës shkolle  nga Tirana, gjendja e të cilëve nuk dihet ende.

“Më datë  17.11.2018, rreth orës  20:30, në aksin rrugorë Elbasan-  Librazhd ,  në fshatin Mirakë, është  përplasur  autobuzi me targa AA121 CS me drejtues shtetasin Gj.S.,  48 vjeç, banues në  Durrës, me mjetin tip “Honda” , me targa AA352 CK.

Si pasojë e aksidentit  pasagjeri i mjetit “Honda”, shtetasi E.P është  aksidentuar,  ndërsa drejtusi i mjetit shtetasi G.P. 25 vjeç,  banues në Librazhd,  rrugës për në Spitalin e Elbasanit,  ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet pêr zbardhjen e shkakut  të aksidentit.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *