Vendosni fjalën kyçe....

Rëndohet i zjarrit apokaliptik në Kaliforni, 71 viktima e mijëra të zhdukur (Video)


Numri i viktimave nga zjarret në Kaliforni vijon të rritet ditë pas dite duke e thelluar edhe më shumë përmasën e tragjedisë më të madhe natyrore nga zjarret në historinë e këtij shteti amerikan.

Deri tani kanë humbur jetën 71 persona, ndërsa më shumë se 1000 të tjerë janë shpallur të humbur dhe dyshohet se numri i viktimave do rritet në ditët në vijim duke e bërë edhe më të rëndë katastrofën.

Një laborator ADN-je dhe ekipe të shumta kërkimi janë vendosur në zonat më të prekura nga flakët. Më shumë se 50 mijë persona janë shpërngulur nga banesat e tyre kurse dëmet materiale janë ende të pallogaritshme.

Flakët kanë përfshirë Kaliforninë prej më shumë se 1 jave duke djegur rreth 140 mijë akra.

Presidenti Donald Trump pritet të vizitojë Kaliforninë ditën e nesërme ndërsa ka kritikuar sektorin që merret me menaxhimin e pyjeve dhe lumenjve dhe ka paralajmëruar për masa të ashpra dhe shkurtim fondesh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *