Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Elbasan, makina përplas për vdekje 55-vjeçarin


Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan. Mësohet se një makinë “Mitsubish” ka përplasur për vdekje një 55-vjeçar. 

Informacioni paraprak:

Në lagjen “Vullnetari” , Elbasan,  shtetasi E.B., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi”  me targa EL 1631 B, ka aksidentuar  me pasojë vdekje këmbësorin, shtetasin Sh K.,  rreth 55 vjeç, banues në lagjen Vullnetari Elbasan.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *