Vendosni fjalën kyçe....

Basha sfidon Ramën: Nesër fakte dhe dokumente për skemën e vjedhjes te “Unaza e Re”


Për ndërtimin e “Unazës së Re” ka reaguar sërish kreu i PD-së Lulzim Basha. Ai është shprehur se ditën e nesërme Partia Demokratike do të nxjerrë fakte dhe dokumente ku do të duket qartë skema e hajdutërisë te projekti i “Unazës së Re”. 
“Kryehajduti për të mbushur xhepat e tij nuk ndalet para lotëve të fëmijëve, as para shtëpive të njerëzve dhe as para simboleve kombëtare. Pse u hoq Shqiponja? Ç’aferë fshihet pas shkatërrimit të 300 shtëpive te Astiri? Nesër me fakte e dokumenta skema e hajdutërisë te Unaza e Re.”, shprehet Basha në Twitter.
Kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh më herët: “Artist! Shqiponja petashuqe e lekut nuk mund të bëhet dot monument tredimensional, sepse kthehet në horror, m’u ashtu siç ishte në hyrje të Tiranës me vite me radhë! Po ti s’ke faj, përpara petashuqes bëhesh petë, lekë, lekë, lekë.Nejse,lëre shqiponjën, iku! Shiko veten Artist”. 
Për heqjen e ” Shqiponjës” Basha u shpreh se çfarë nuk sjell para në xhepat e tij dhe oligarkëve është e pavlerë prandaj dhe po shkatërron simbolin e 10 vjetorit të Pavarësisë.

“Kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet. Për Ramën çfarë nuk sjell pará në xhepat e tij dhe oligarkëve është pa vlerë, ndaj shkatërron Shqiponjën e 100 Vjetorit të Pavarësisë, për miliona euro që i jep një kompanie fantazëm dhe nën sekuestro”, shkruaji Basha. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *