Vendosni fjalën kyçe....

Gjimnasti koreano-verior kapërcen gardhin 3.5 metra e arratiset në Korenë e Jugut


Një ish-gjimnast nga Koreja e Veriut, ka kaluar në Korenë e Jugut duke kapërcyer një tel me gjemba rreh 3.5 metra të lartë në kufirin e ruajtur me shumë kujdes.

Burri, emri i të cilit nuk dihet, që thuhet të jetë në të 20-at e tij, arriti të shmangte zbulimin nga ushtarët e Koresë së Veriut dhe të hidhej mbi gardhin e telit pa shkaktuar alarm.

Sipas mediave lokale, gardhi dukej i shtypur, por ‘nuk dukej se ishte modifikuar ose prerë’.

Ai kaloi në Korenë e Jugut përmes Zonës së Demilitarizuar (DMZ) rreth orës 19:00 me kohën lokale më 3 nëntor, para se të kapet 14 orë më vonë nga ushtarët e Koresë së Jugut më pak se dy kilometra nga kufiri.

Ai u mor në paraburgim dhe thuhet se po kërkon azil politik në Korenë e Jugut. Duke pasur parasysh faktin që rekordi botëror i kërcimit së larti qëndron në 2.45 metra, mund të supozohet vetëm se ai përdori mjete aty pranë përveç atletizmit të tij për të kaluar gardhin tre metra.

Në të vërtetë, zyrtarët e Seulit që po hetojnë incidentin thuhet se e kanë bërë burrin të rikrijojë kërcimin e tij të çmendur dy herë për t’u siguruar që ai mund të kishte kapërcyer përtej kufirit.