Vendosni fjalën kyçe....

“Shqiponja” të duket vulgaritet, Rama-Bashës: Artist, shiko veten!


Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar menjëherë pas deklaratës së fundit të kreut të PD-së Lulzim Basha në lidhje me “Shqiponjën”.  “Artist! Shqiponja petashuqe e lekut nuk mund të bëhet dot monument tredimensional, sepse kthehet në horror, m’u ashtu siç ishte në hyrje të Tiranës me vite me radhë! Po ti s’ke faj, përpara petashuqes bëhesh petë, lekë, lekë, lekë.Nejse,lëre shqiponjën, iku! Shiko veten Artist”, shprehet Rama në një staus në Twitter. 

Më herët kreu i opozitës reagoi pas postimit të Ramës për me largimin e “shqiponjës” nga hyrja në Kryeqytet.  Basha në reagimin tha  se çfarë nuk sjell para në xhepat e tij dhe oligarkëve është e pavlerë prandaj dhe po shkatërron simbolin e 10 vjetorit të Pavarësisë.

“Kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet. Për Ramën çfarë nuk sjell pará në xhepat e tij dhe oligarkëve është pa vlerë, ndaj shkatërron Shqiponjën e 100 Vjetorit të Pavarësisë, për miliona euro që i jep një kompanie fantazëm dhe nën sekuestro”, shkruaji Basha në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *