Vendosni fjalën kyçe....

“Alibitë e lodhura mediatike të Ramës për mosdekretimin e Lleshit si gjethet e fikut” – Vasili


“Mosdekretimi i Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm tregon integritet i dërrmuar të qeverisë” – shkruan kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili.

Ai thekson se zgjedhjet e dështuara të Ramës në Ministrinë e Brenshme kanë rënduar si kurrë më parë situatën e rendit dhe të sigurisë në vend.

Ato kanë çuar në rritjen e trafiqeve, krimit të organizuar dhe pastrimit të parasë së pisët si kurrë më parë.

Vasili thotë se alibitë e lodhura mediatike të Ramës u ngjajnë psherëtimave dhe gjetheve të fikur që duan të mbulojnë dezintegritetin qeveritar.

“Integriteti i shkoqur dhe alibitë e lodhura mediatike pas një mosdekretimi. Mosdekretimi i një propozimi të një kryeministri për një këshilltar të tij është ngjarja që vuri përpara opinionit sfidën e integritetit të dërrmuar të qeverisë qoftë si identitet politik, programor dhe moral për më shumë se çdo gjë tjetër. Zgjedhje të dështuara të njëpasnjëshme ministrash të Brendshëm, kanë rënduar si kurrë më parë situatën e rendit dhe të sigurisë, trafiqeve, krimit të organizuar, pastrimit të parasë së pisët.

Aq më e rëndë është situata pasi provat që nga ministrat e deri te komandantët e policisë u bënë njësh me kriminelët janë tani publike dhe të njohura ndërkombëtarisht. Zgjedhjet pa integritet çintegruan një nga shtyllat madhore të sigurisë kombëtare, pra rendin dhe sigurinë publike. Mosdekretimi dhe përkujdesja për një zgjedhje me integritet të lartë ishte një veprim e detyrim në kohën e duhur. Integriteti i dërrmuar është dimensioni i kësaj qeverie, që marionetizimin e ka dimension të saj.

Alibitë e lodhura mediatike, që keqlexojnë kushtetutën u ngjajnë psherëtimave dhe gjetheve të fikut, që duan me pa derman të mbulojnë një dezintegritet qeveritar shumë të qartë dhe që s’ka nevojë për analizë. Demonizimi i integritetit për llogari të pushtetit është një krim i vërtetë shoqëror. Çdo avokati anti-integritet është për llogari të së mirës së xhepit dhe jo të së mirës së shtetit.” – shkruan Vasili në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *