Vendosni fjalën kyçe....

“Shqiptarët vijnë nga mali”, Pacolli: Kryeministrja serbe s’hyn më në Kosovë


Shefi i diplomacisë në Kosovë Behgjet Pacolli, ka reaguar pas deklararës së kryeministres serbe se shqiptarët janë “njerëz që vijnë nga mali”.

Pacolli, i ka dërguar një porosi kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç se ajo nuk do të mund të hyjë në Kosovë për sa kohë ndjek një ideologji raciste dhe të sëmurë kundër popullit të Kosovës dhe etnive që jetojnë këtu.

Ministri i Jashtëm e ka quajtur të “pështirë dhe krejtësisht të papranueshëm”komentin e Brnaniç në prani të shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi.

 “I pështirë dhe krejtësisht të papranueshme komentet e Kryeministres serbe Ana Brnanic në prani të shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi Sem Fabrizi ndaj Kosovës ‘që kemi të bëjmë me njerëzit që vijnë nga mali’. 

Ky racizëm i institucionalizuar në Serbi, që ka brumin në ideologjinë ultranacionaliste të sëmurë që promovon Qeveria e Ana Brnabicit. 

Shpresoj që Evropa sot të kuptojë se me çfarë lloj njerëzish kemi të bëjmë, me ata që kanë mbështetur vrasjet masive dhe mohojnë krimet e luftës të kryera nga Beogradi në ish-Jugosllavi.

E them me përgjegjësi që sa të jem unë ministër i jashtëm i Republikës së Kosovës, nuk do të lejoj që Kryeministrja serbe të hyjë në Kosovë, për sa kohë që ajo të ndjek një ideologji raciste dhe të sëmurë kundër popullit të Kosovës dhe ndërmjet etnive që jetojnë këtu”, shkruan Pacollli.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *