Vendosni fjalën kyçe....

Aeroplanmbajtësja më e madhe amerikane niset drejt Evropës, e dyta në rajon – Media


Një grup aeroplanësh luftarakë amerikanë, të udhëhequr nga aeroplanmbajtësja e re ‘USS Gerald Ford’, pritet të ankorohet pranë portit të Portsmouth-it në Anglinë jugore në mes të nëntorit, raportoi të dielën ‘UK Defense Journal’.

Data e saktë e mbërritjes së flotiljes, e cila përfshin shtatë anije të tjera luftarake, nuk është shpallur publikisht, vuri në dukje gazeta. Lëshimi i të dhënave të tilla tani ‘mund të mos jetë ideja më e mirë nga pikëpamja e sigurisë’, shtoi ai.

Disa nga anijet amerikane do ankorohen në bazën detare të Marinës Mbretërore në Portsmouth, ndërsa ‘USS Gerald Ford’ do duhet të ankorohet jashtë, në zonën e Spithead, për shkak të madhësisë së saj, sipas gazetës.

Anija 333 metrae gjatë thuhet se mban në bord rreth 90 avionë e helikopterë, duke përfshirë aeroplanë luftarakë të brezit të pestë F-35C.

‘USS Gerald Ford’, e porositur nga Marina e SHBA-së në 2017, është anija e parë e klasit ‘Ford’ dhe është aeroplanmbajtësja më e madhe në botë.

Sipas Marinës amerikane, ‘USS Gerald Ford’ ka kryer stërvitje detare shumëkombëshe në Oqeanin Atlantik me aleatë të tillë të NATO-s si Kanadaja, Spanja, Danimarka, Holanda dhe Gjermania.

Pas largimit nga Halifax, ajo do vazhdojë ‘të kryejë stërvitje e operacione së bashku me aleatët dhe partnerët e NATO-s për të përmirësuar integrimin për operacionet e ardhshme dhe për të treguar angazhimin e Marinës së SHBA-së për një rajon Atlantik paqësor, të qëndrueshëm dhe pa konflikte’, shtoi deklarata.

Nëse konfirmohen raportet e flotiljes amerikane që po shkon drejt brigjeve britanike, ajo do bëhet grupi i dytë amerikan i sulmit në ujërat evropiane.

Aeroplanmbajtësja ‘USS George Bush’ dhe anijet e tij mbështetëse janë tani për tani në Detin Adriatik, pasi kanë marrë pjesë në stërvitjen e mbrojtjes dhe parandalimit të NATO-s në ‘Neptun Strike’ në Mesdhe midis 14 dhe 28 tetorit.