Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Shpifjet e gënjeshtrat e Ramës për rrugën e Lumit të Vlorës, marrëveshja u ndërpre me kërkesë të qeverisë


Presidenti Meta i është përgjigjur kryeministrit Rama pas akuzave të këtij lidhur me rrugëne Lumit të Vlorës.

Kreu i shtetit tha në konferencën për shtyp se Kuvendi e ka ratifikuar marrëveshjen mes Shqipërisë e Fondit Saudit në 9 nëntor 2017 për rrugën në fjalë.

Në fillim të konferencës kreu i shtetit tha se shpifjet e gënjeshtrat e kryeministrit nuk meritojnë vëmendje por e bënte sqarimin për qytetarët e Vlorës.

“Jam sot këtu për arsye se mendoj që, dhe pse shpifjet dhe gënjeshtrat e kryeministrit në detyrë nuk meritojnë vëmendje të rëndësishme, qytetarët e Qarkut të Vlorës meritojnë vëmendje dhe sqarime. Ata e dinë shumë mirë nga përvoja e tyre prej 8 viteve peshën e fjalës së secilit. Jam këtu për të përmendur disa fakte së papërgjegjshmërisë ekstreme të kryeministrit në detyrë, lidhur me disa akuzave që ka bërë dje në Vlorë. Kuvendi i Shqipërisë, më 9 nëntor 2017, ka ratifikuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Fondit Saudit për rrugën e Lumit e Vlorës.

Presidenti menjëherë e ka mirëpritur këtë iniciativë dhe ka shpallur dekretin brenda dy ditësh. Kuvendi më 21 shtator 2020 i ka përcjellë presidentit ligjin për denoncimin e kësaj marrëveshjeje. Ky ligj është miratuar në seancën plenare më 17 shtator dhe presidenti e shpalli menjëherë më 22 shtator. Presidenti shqyrtoi me vëmendje praktikën, nga ku rezultoi se qeveria shqiptare, përmes Ministrisë së Financave, i kishte kërkuar Fondit Saudit për Zhvillim zgjidhjen e marrëveshjes së huasë.” – tha Meta.

Më tej presidenti shtoi se Fondi Saudit e ka ndërprerë marrëveshjen për rrugën 16.4 kilometër me kërkesë të qeverisë shqiptare.

“Pranojmë të përfundojmë, të zgjidhim marrëveshjen, me vendimin e bordit. Në këtë mënyrë, marrëveshja e huasë ndërpritet që prej datës 29 dhjetor”, thuhet në përgjigjen e Fondit Saudit. Pra, është e qartë që Fondi Saudit ka pranuar të zgjidhë këtë marrëveshje. Kjo ndërprerje për financimin e projektit të Lumit të Vlorës, me gjatësi prej 16.4 km, është bërë me kërkesë të qeverisë shqiptare dhe jo të palës tjetër.” – shtoi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *