Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Apeli i refuzon lirimin xhaxhait të autorit, Gjon Shkambit


Gjon Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit, personit që vrau me armë zjarri në sallën e gjyqit gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja, është rikthyer në këtë gjykatë për të kërkuar lirimin nga burgu.

Kërkesa e tij për zëvendësim të masës “arrest në burg” në një masë më të butë sigurie është refuzuar këtë javë nga togat e zeza të Apelit. Gjon Shkambi akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, si nxitës në ngjarjen e 6 tetorit 2025 në Gjykatën e Apelit.

Ai ishte në krah të nipit të tij, Elvis Shkambi, që pas një vendimi për çështje pronash në disfavor të tyre, hapi zjarr në sallën e gjyqit, duke vrarë gjyqtarin Astrit Kalaja dhe plagosur palët kundështare në proces, Ragip e Ervis Kurtaj.

Për të njëjtën ngjarje në masën e “arrestit në burg” po hetohet edhe Elvis Shkambi.