Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Donika Prela është peshku i madh i drejtësisë


Kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se Donika Prela është peshku i madh i drejtësisë pasi po prish të gjitha hetimet.

Sipas Bashës, Prela do mbajë përgjegjësi ajo dhe Arta Marku.

Pushtetarët në pazare me kriminelët për vota, hetimi i Dibres ku figuron Damian Gjiknuri dhe Ulsi Manja, në biseda telefonike me kriminelët për vota”– thotë Basha se janë disa nga çështjet për të cilat Preka nuk po heton për ti vënë para drejtësisë.

“Hetimi i Durrësit ku figuron Vangjush Dako, hetimi i Kavajës ku figuron Elvis Rroshi, hetimi i Lezhës etj. Hetime të tëra ku figurojnë politikanë kryesorë. Prokuroria sot është nën sundimin total të një njeriu që ka kapur tërë pushtetet.

Është përdorur shumë termi “peshku i madh”, sot “peshku i madh” është Donika Prela dhe do vijë dita që do të dalë para drejtësisë edhe ajo për shkatërrimin e hetimeve që po bën. Peshku i madh në drejtësi është ajo! Edhe Arta Marku që merr prokurorë dhe i degdis rrugëve që nesër ti gjejë ndonjë gjë. Edhe ajo do mbajë përgjegjësi, do të vijë dita”- u shpreh Basha në “Opinion”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *