Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet në Pakistan, kandidatët e ish-kryeministrit Imran Khan do bashkohen me dy parti të tjera


Kandidatët e pavarur fitues të mbështetur nga partia Tehreek-e-Insaf (PTI) e ish-kryeministrit të burgosur Imran Khan do bashkohen me dy parti fetare politike për të kërkuar përfitime në qeveritë federale dhe provinciale, njoftoi PTI të martën.

Zëdhënësi i partisë Rauf Hassan tha në një konferencë shtypi se kandidatët e mbështetur nga partia e tij do “formojnë një koalicion” me Majlis Wahdat-e-Muslimeen, një grup politik mysliman shiit, në nivel federal dhe në provincën Punjab.

Ai gjithashtu tha se ata do bashkohen me partinë kryesore fetare-politike Jamaat-e-Islami në provincën veriperëndimore Khyber Phaktunkhwa, shtoi Hassan.

Në zgjedhjet e përgjithshme javën e kaluar, asnjë parti e vetme në vendin e Azisë Jugore nuk ishte në gjendje të fitonte vende të mjaftueshme në parlament për të formuar një qeveri më vete, duke shkaktuar një stuhi bisedimesh për koalicionin midis palëve.