Italia nuk ka mundur të fitojë ndaj Ukrainës në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme në një test përpara sfidave të Ligës së kampionëve.
“Të kalëtërit” e Roberto Mancinit janë ndaluar në një barazim ndaj Ukrainës së drejtuar nga Shevchenko
Ndeshja është dominuar nga Italia, por në fund rezultati ishte i barabartë 1-1.
Skuadra e drejtuar nga Mancini arriti të shënojë e parë me anë të futbollistit të Juventusit Bernardechi, në minutën e 55 të ndeshjes, por sërish nuk mundi ta mbante rezultatin, duke u barazuar vetëm 7 minuta më vonë nga ukrainasit.
Pas 4 ditësh, Italia do të udhëtojë në Poloni ku do të zhvillojë ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.