Vendosni fjalën kyçe....

Shiste drogë, kapet në flagrancë shqiptari në Itali


“Tregtia” për një shqiptar në Itali, siç duket këtë herë nuk ka shkruar mirë, pasi është kapur në flagrancë nga policia teksa shiste kokainë. Ngjarja në fjalë u regjistrua sot në parkingun e një supermarketi në Perugia.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte dëbuar më herët nga Italia. ‘Ansa’ raporton se gjatë kontrollit atij iu gjetën 2 doza me kokainë, ndërkohë që në çantë iu gjetën edhe të tjera doza.

Po ashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 550 euro si dhe një telefon i modelit të fundit.