Vendosni fjalën kyçe....

“Kemi vetëm një koncept”- A pranoi Veliaj se e ka shembur Teatrin pa patur një projekt? (VIDEO)


Kryeministri Edi Rama dhe bashkia e Tiranës kanë publikuar projektin e Teatrit të Ri, duke e paraqitur si projektin final. Por mesa duket ky nuk është rasti dhe godina e Teatrit Kombëtar është shembur pa patur një projekt të finalizuar, pa hapur një procedurë tenderimi dhe pa ditur ende se cili do jetë buxheti që do të shpenzohet për godinën e re.

Kjo doli në pah gjatë intervistës së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, me gazetarin Blendi Fevziu.

Veliaj në fillim pranoi se Teatri Kombëtar se projektin e arkitektit Bjarke Ingels e ka paguar një privat.

Pastaj tha se privati mund t’a falte projektin që kishte paguar, por po qe nevoja edhe mund t’ja blinin atij këtë. Pastaj tha se do të kishte tender ndërkombëtar, por për detajimin e projektit të detajuar nga Ingels me të cilin pasi sqaroi se bashkia po negocionte me të për ndryshimin e projektit.

Në fund Veliaj tha se ky nuk ishte një projekt, por koncep i një projekti.

INTERVISTA

Projektin e ri që prezantuat, kush e ka bërë?

Bjarke Ingels.

Kush e ka paguar projektin?

E ka paguar kompania që solli propozimin.

Po nëse jo doni të ndërtoni një vepër publike sipas ligjit mbi një vlerë të caktuar jeni të detyruar të beni konkurs ndërkombëtar… Ky nuk është konkurs…

Patjetër që ne do të bëjmë konkurs mbi të gjitha mënyrat se si do të detajohet projekti dhe mund të ketë ndryshime.

Ky projekt nuk do të lëvizë?

Nëse ky projekt do të arrijë të detajohet me një kosto të pranueshme nga bashkia…

Po ju e prezantuat si projektin final dhe që do të bëhet ndërkohë që nuk qenka bërë as tenderi dhe nuk është paguar nga ju. Nuk është paguary nga shteti, por është paguar nga privati. Ju lejohet juve të merrni një projekt të paguar nga privati?

Patjetër. Ka plot që dhurojnë projekte për bashkinë e Tiranës dhe për çdo bashki të Shqipërisë. Në konsultim me arkitektin nëse ata pranojnë që ne të bëjmë këtë bashkëpunim për detajimin dhe besoj që…

Pra do ketë një konkurs tjetër për godinën e re?

Kemi vetëm një koncept.

Po kërkoni arkitektë të tjerë të zhvillojnë idenë e një tjetër arkitekti?

Ka plot raste kur një ushtri… e para do të jenë disa studio arkitekturore…

Pra mund të mos jetë ky projekti final?

Projekt-ideja është kjo. Është aprovuar dhe ka marrë OK nga Këshilli Bashkiak. Ajo që do të ndodhë është detajimi që do të thotë se kemi disa negociata me artistët që disa thonë “black box”-et i duam pak më të vogla disa thonë më të mëdhenj. Po flasim pak për akustikën…

Nuk po flas për keto, por po flas për projektin. Projekti ka një kosto që e ka paguar një privat për llogari të bashkisë?

Dhe nëse do të duhet do ta blejmë atë.

Pra ju do të shpenzoni rreth 30 milionë euro pa bërë një tender dhe me një projekt të paracaktuar?

Patjetër që do të bëjmë një garë për detajimin e projektit dhe pastaj do të bëjmë një garë për kontraktimin siç ndodh në çdo procedurë.

Është kjo procedura e saktë?

Është ekzaktësisht procedura e saktë. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *