Vendosni fjalën kyçe....

Salianji i përgjigjet Ballës: Jo vetëm që s’iki me vrap, por të vij aty


Deputeti demokrat, Salianji, i është përgjigjur Taulant Ballës, i cili e akuzoi se ishte larguar me vrap nga emisioni “Opinion”.

Salianji ka thënë se shkon aty ku e kërkojnë, ndërsa thekson se është i gatshëm t’ia japë edhe Taulant Ballës dëshminë dhe provën që e dha i madh dhe i vogël.

“Taulant, unë jo vetëm që nuk iki me vrap, por vij aty ku jeni. Mē thuaj si kryeprokuror që je kur me solli shkresë prokuroria? Si kryeprokuror qe je me thuaj ku te vij se vij ta jap edhe ty provën që e pa i madh e i vogël!” – shkruan Salianji në Facebook.

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji publikoi mbrëmë në emisionin ‘Opinion’ ku ishte i ftuar, një video në të cilën shfaqej Fredi Alizoti, i cili deklaronte se i është bërë presion nga Drejtori i Policisë dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, për të deklaruar se zëri në audiopërgjimin e Agron Xhafajt, ishte i tiji dhe jo i vëllait të Ministrit të Brendshëm.

Në videon e publikuar,  Fredi Alizoti  tregon se si Ardi Veliu e merr në makinë , ku së bashku me Taulant Ballën,  i ofrojnë lek për t’u ofruar si aktor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *