Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj i përgjigjet shefit të ushtrisë serbe: Edhe Millosheviçi mendonte njësoj po i doli keq


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Haradinaj, i është kundërpërgjigjur komandandit të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviç, shkruan Lajmi.net.

Ky i fundit deklaroi se Serbia ka mbështetjen e Rusisë për sa u përket sfidave në Kosovë. Haradinaj shkruan në statusin e tij në Facebook se edhe Sllobodan Millosheviç mendonte në të njëjtën mënyrë por nuk i doli mirë.

‘Komandanti i ri i ushtrisë së vjetër famëkeqe të Serbisë, Milan Mojsiloviq, paska deklaruar se kanë përkrahjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë.

Ia kujtojmë atij se edhe Millosheviq mendonte njësoj, por i doli keq. Ata duhet t’i ndalin këto provokime.’ – shkruan Haradinaj në ‘Facebook’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *