Vendosni fjalën kyçe....

Partizani i jep fund thatësirës, Tirana sheh nga pas “nëndetësen”


Partizani është rikthyer te fitorja pas katër javësh në të thatë dhe e ka bërë këtë pikërisht  në derbi ndaj Tiranës.

“Të kuqtë” e Orges Shehit arritën të mundin bardheblutë 2-1 në një ndeshje ku kundërshtari shënoi i pari që në minutën e 7’ me Latifin.

Megjithatë ende pa u mbyllur pjesa e parë, në fillim Skuka i rikthyer nga një përvojë jashtë vendit e më pas Cara i dhanë avantazhin Partizanit.

Pas fitores ekipi i Shehut ka forcuar pozitat në vendin e dytë ndërsa Tirana mbetet në vendin e katërt por tashmë ndjen nga pas “nëndetësen” Dinamo.