Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë shtyn për më 16 tetor shqyrtimin e rekursit të Ilir Metës



Gjykata e Lartë ka vendosur të shtyjë për në datën 16 tetor shqyrtimin e rekursit të paraqitur nga ish-Presidenti Ilir Meta, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Seanca në dhomë këshillimi ishte planifikuar të zhvillohej të enjten, më 10 tetor, në orën 10:00. Megjithatë, ajo nuk u mbajt për shkak të mbledhjes së gjyqtarëve në Këshillin e Lartë Gjyqësor, çka çoi në shtyrjen e saj për javën e ardhshme.

Meta ka kundërshtuar masën e sigurisë të vendosur ndaj tij dhe kërkon një masë më të lehtë, duke e çuar çështjen në Gjykatën e Lartë pas rrëzimeve në shkallët më të ulëta të gjyqësorit.