
Një tjetër incident është regjistruar sot te Gjykata e Apelit.
Një person ka shkuar dhe ka debatuar dhe ka kërcënuar rojën,raporton BW.
Ai është shoqëruar në policia nga forcat e komisariatit n.1.
Gentian Mali ka qenë duke pritur punonjësin e sigurisë, i cili duhej ti ushtronte kontroll që të futej brenda në ambientet e gjykatës. Por, Mali është nervozuar nga pritja dhe mësohet se ka pasur një debat verbal me punonjësin e sigurisë, të cilit me tone kërcënuese i është drejtuar me fjalët “jeni për tu vrarë të gjithë”.
Gentian Mali kërkonte të futej në ambientet e gjykatës për të marrë informacion për një gjyq që kishte i vëllai i tij. Duke qenë se punonjësi i sigurisë nuk ishte aty në momentin që Mali duhej të kalonte detektorin, ai është nervozuar, duke pretenduar se po vonohej pasi ishte shofer furgoni që shoqëronte fëmijë.