Vendosni fjalën kyçe....

Emergjencat Civile: Si paraqitet situata në Elbasan, zonat që kanë mbetur pa energji elektrike


Në një kohë kur moti i keq me reshje shiu e bore ka përfshirë gjithë vendin, Emergjencat Civile kanë publikuar informacionin zyrtar mbi situatën në Qarkun e Elbasanit.

Sipas njoftimit, për momentin nuk ka përmbytje në këtë qark, pasi prurjet e lumenjve dhe përrenjve deri më tani kanë qenë mesatare.

Ndërkohë bëhet me dije se ka patur problematika me furnizimin me energji elektrike në disa zona.

Njoftimi i Emergjencave Civile:

Në qarkun Elbasan gjatë orëve të natës ka pasur rënie të sasisë së reshjeve dhe intensitetit të tyre. Si rrjedhojë kemi përmirësim të situatës referuar ditës së djeshme.

Në akset rrugore nacionale kemi pasur prani të papërfillshme tnerteve e aluvioneve dhe nuk kanë ndikuar në qarkullimin e mjeteve.

Prurjet e lumenjve e të përrenjve kanë qenë deri mesatare e nuk kanë sjellë probleme.
Aktualisht është tërhequr uji nga tokat bujqësore në Muriqan, Nj.A Gjrrgjan, bashkia Elbasan, dhe nuk kemi sipërfaqe nën ujë.
Furnizimi me energji elektrike ka qenë me problematika e me ndërprerje tek fidrat 6 e 7 për zonën Prrenjas e fshatrat që kufizojnë me Pogradecin si dhe fidri i Mokrës.
Fidrin nr.3 në Nj.A Lunik, e Orenje, bashkia Librazhd. Si edhe disa gabina janë jashtë pune në Godolesh, Qerret, e Gracen.
Në terren janë duke punuar punonjësit e OSHEE-së.