Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq, ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me zinxhirë e goma dimërore



Moti i keq ka përfshirë vendin këtë të dielë duke shkaktuar problematika në disa zona me energjinë elektrike dhe përmbytje.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton si paraqitet sot situata në lidhje me qarkullimin në disa nga akset kryesore. ARRSH bën me dije se qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale. Po ashtu, këshillohen drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

NJOFTIMI I ARRSH-së

Në Rajonin Jugor dhenë Rajonin Qendror reshjet kanë pushuar kontraktorët kanë punuar me mjete borëpastruese dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës në ato segmente ku ka pasur prezencë bore.

Në Rajonin Verior gjatë natës ka pasur kryesisht reshje shiu, pa sjellë probleme me qarkullimim e mjeteve, është punuar në Qafë Mali-Fierzë për pastrimin e aksit

Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale.

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.