Vendosni fjalën kyçe....

Sot në mesnatë vijnë dy avionë të tjerë me afganë, njoftimi nga Ministria e Jashtme


Mbrëmjen e sotme pritet të mbërrijnë në Tiranë dy avionë të tjeë me shtetas afganë.

Sipas Ministrisë së Jashtme, avioni i parë nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës ndërsa tjetri pas tij.

Po kështu në njoftim bëhet me dije se afganët do priten në aeroportin e Rinasit nga ministrja Xhaçka.

“Gjatë mbrëmjes së sotme priten të mbërrijnë në Tiranë dy fluturime të tjera me qytetarë afganë. Avioni i parë nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës e pas tij edhe avioni i dytë. Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Me uljen në pistën e Rinasit do ju bëhen me dije detaje të tjera”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.