Dhjetë persona janë arrestuar gjatë orëve të fundit në kryeqytet për vepra të ndryshme penale. Sikurse bën me dije policia, mes tyre është një 33-vjeçare me iniciale S.K., e akuzuar për trafikim të miturish.
Në pranga kanë rënë edhë 2 të shpallur në kërkim kombëtar, si dhe dy të tjerë të cilët në mënyrë të përsëritur kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.
Gjithashtu një 35-vjeçar i cili ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësorin P. M, 43 vjeç, i cili ndodhet në spital.
DETAJET E POLICISË
Vihen në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre në kërkim kombëtar.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshëm u bë kapja dhe ndalimi i shtetases S. K, 33 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tirane, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i të miturve”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
D, 30 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është kapur jashtë banese;
J, 49 vjeç, pasi në menyrë të përseritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. A, 59 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkelur urdhërin e mbrojtjes dhe ka ushtruar dhunë fizike nga bashkëshortes së tij.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u ekzekutua urdheri i prokurorit për shtetasin në kërkim E. K, 21 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka denuar me 4 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale “ Vjedhje“ e kryer në bashkëpunim.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. Sh, 57 vjeç, pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë si dhe ka goditur punonjësin e Policisë Bashkiake Kavajë, për shkak të detyrës.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
K, 32 vjeç dhe G. K, 35 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;
L, 35 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësorin P. M, 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.