Vendosni fjalën kyçe....

Dhunoi kunatin me sende të forta në kokë, arrestohet 42-vjeçari në Durrës


Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës pasi akuzohet për dhunë ndaj kunatit të tij.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 tre ditë më parë në Hamallaj, ku 42 vjeçari me inicialet M.A, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë, kunatin e tij, shtetasin me inicialet B.M., 52 vjeç,

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz arrestuan për veprën penale ‘Dhuna në familje’, shtetasin M.A., 42 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës. Ky shtetas më datë 07.10.2021 rreth orës 16:00 në Hamallaj, ka goditur me sende të forta në kokë, kunatin e tij, shtetasin B.M., 52 vjeç, banues në Hamallaj.”- thuhet në njoftimin e Policisë.