Vendosni fjalën kyçe....

Trafik fëmijësh, dhunë në familje – Arrestohen 10 persona në kryeqytet për akuza të ndryshme


arrestime

Dhjetë persona janë arrestuar gjatë orëve të fundit në kryeqytet për vepra të ndryshme penale. Sikurse bën me dije policia, mes tyre është një 33-vjeçare me iniciale S.K., e akuzuar për trafikim të miturish.

Në pranga kanë rënë edhë 2 të shpallur në kërkim kombëtar, si dhe dy të tjerë të cilët në mënyrë të përsëritur kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Gjithashtu një 35-vjeçar i cili ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësorin P. M, 43 vjeç, i cili ndodhet në spital.

DETAJET E POLICISË

Vihen në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre në kërkim kombëtar.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshëm u bë kapja dhe ndalimi i shtetases S. K, 33 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tirane, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i të miturve”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D, 30 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është kapur jashtë banese;

J, 49 vjeç, pasi në menyrë të përseritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. A, 59 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkelur urdhërin e mbrojtjes dhe ka ushtruar dhunë fizike nga bashkëshortes së tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u ekzekutua urdheri i prokurorit për shtetasin në kërkim E. K, 21 vjeç, pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka denuar me 4 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale “ Vjedhje“ e kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. Sh, 57 vjeç, pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë si dhe ka goditur punonjësin e Policisë Bashkiake Kavajë, për shkak të detyrës.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K, 32 vjeç dhe G. K, 35 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;

L, 35 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësorin P. M, 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.