Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk hap konkursin, ofron 100 milionë dollarë shpërblim për shpikësit që mund të heqin CO2-shin nga atmosfera


Elon Musk ka ofruar 100 milionë dollarë për shpikësit që do zbulojnë një mënyrë për të luftuar ndryshimin e klimës, duke hequr dioksidin e karbonit nga oqeani ose atmosfera.

Lajmi u bë publik ditën e enjte më 22 Prill. Sipas Space.com, Musk zgjodhi këtë datë pasi ishte Dita e Tokës.

“Tani për tani ne kemi vetëm një planet. Edhe një shans prej 0,1% e katastrofës pse ta rrezikosh atë? Është çmenduri”- është shprehur Musk.

Çmimi i ri synon të nxisë zhvillimin e teknologjisë që mund të ndihmojë në largimin e efekteve më të këqija të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

Konkursi është i hapur për këdo në të gjithë globin dhe do të zgjasë deri në vitin 2025 dhe organizatorët po e quajnë atë ‘çmimin më të madh stimulues në histori’.

“Duhet të jetë e qartë për të gjithë në 2021-shin se ndryshimi i klimës përbën një kërcënim ekzistencial dhe se emetimet tona të CO2 janë shkaku kryesor.”- tha Marcius Extavour, nënkryetar i zgjedhur për organizimin e këtij konkursi.

Kur të bëhet një vit nga hapja e këtij konkursi, gjyqtarët do të japin deri në 15 “çmime historike” me vlerë 1 milion dollarë secili. Ekipet studentore do të shpërblehen gjithashtu deri në 5 milion dollarë këtë vjeshtë për t’u ndihmuar në përpjekjet e tyre.

Por paratë me të vërtetë serioze do të jepen në vitin 2025, me kusht që të paktën një ekip të ketë zhvilluar një zgjidhje të efektshme, për heqjen e karbonit deri atëherë. Fituesi i çmimit të madh do të marrë 50 milionë dollarë, dhe 30 milionë dollarë do të ndahen në mes të tre ekipeve nënkampione, duke e çuar kuotën totale të mundshme në 100 milionë dollarë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *