Aktorja Kaltrina Zeneli ka publikuar sot një video tejet shqetësuese në “Facebook”, ku një infermiere shihet duke rrahur një grua të moshuar në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë. Në momentin që infermierja dhunon pacienten, koleget e saj e filmojnë. “Pak jam tu ja hi qysh di me sill unë,…
Ministri i Mbrojtjes në Serbi Millosh Vuçeviç ka deklaruar se me urdhër të presidentit Aleksandar Vuçiç, ushtria serbe është në gatishmëri dhe niveli i gatishmërisë luftarake është ngritur për shkak të situatës në Kosovë. Siç shkruan N1, Vuçeviç e bëri këtë deklaratë ndërsa ishte i ftuar në një program televiziv.…
Pavarësisht kërkesës së vendeve të QUINT-it (SHBA, Britani, Gjermani Francë, Itali) drejtuar qeverisë së Kosovës për shtyrjen me 8 muaj të tjerë të reciprocitetit të targave mes Prishtinës e Beogradit, Ministria e Brendshme e vendit ka nxjerrë një deklaratë për shtyp lidhur me çështjen në fjalë, që solli jo pak…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sot rreth vendimit të ri të Qeverisë për çështjen e targave. Me anë të një postimi në Twitter, Kurti u shpreh se qendrimi i qeverisë ka dëshmuar vendosmëri për zbatimin e vendimeve si dhe për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, e që ishte…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se së bashku me faktorin ndërkombëtar kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë afatin për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia dhe t’i konvertojnë ato në targat RKS – Republika e Kosovës. “Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe…
Qeveria e Kosovës ka shpalosur një plan për çështjen e targave që lëshohen nga Serbia, që do të zbatohet në disa faza. Plani parasheh që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm “të hiqen” të gjitha targat që nuk janë RKS- Republika e Kosovës. “Për tri javë, duke filluar nga…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë e Hercegovinës zyrtarisht njoftoi se pas rinumërimit të votave, Millorad Dodik, kreu i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, fitoi më së shumti vota për t’u zgjedhur në pozitën e presidentit të Republikës Sërpska. Dodik u shpall zyrtarisht fitues i Presidencës së njësisë serbe…
Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i është ndaluar vizita dyditore që kishte parashikuar të kryente në Serbi nga Policia e këtij shteti “për shkaqe sigurie”. Kjo ndodhi pak para se të arrinte në Beograd. Pas kësaj, zv.kryeministri Bislimi është kthyer drejt Kosovës. Lajmin e konfirmoi vetë numri dy i Qeverisë…
Pas takimit që zhvilloi sot me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se qeveria e tij do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Europian përpara përfundimit të këtij viti. Zyra e Kurtit në një komunikatë për mediet thotë se “Sa i përket…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Siç citon Tanjug, presidenti e bëri këtë deklaratë pasi u pyet nga një gazetar mbi komentin e presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen, e cila lavdëroi Prishtinën dhe mbështeti liberalizimin e vizave. “Sa i përket lavdërimit të…