Vendosni fjalën kyçe....

VIDEO SHOKUESE NË KOSOVË – Sanitaret rrahin dhe tallin të moshuarën në azil


Aktorja Kaltrina Zeneli ka publikuar sot një video tejet shqetësuese në “Facebook”, ku një infermiere shihet duke rrahur një grua të moshuar në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë.

Në momentin që infermierja dhunon pacienten, koleget e saj e filmojnë.

“Pak jam tu ja hi qysh di me sill unë, pak jam tu ja hi.”- dëgjohet duke thënë infermierja, teksa koleget e saj qeshin.

 

Krahas videos, aktorja u ka bërë thirrje instancave të shtetit që të reagojnë.

“Do me thane spo di as se ka me ja nis e as cka me shkrujte ma perpara. Qe cka ndodhe ne vendin tone edhe kto raste si duket jane krejtesisht normale per personat qe vec punojne aty edhe marrin rroge me u KUJDESE per keta persona e QE kujdesi qe po u bojka prej anes se tyre. Si duket kjo qe ka nje dite normale edhe nje gja normale qe po ndodhka edhe qe njeri i gjalle spo u merrka me kete pune. MONSTRUMA.”– shkruan aktorja teksa etiketon disa institucione dhe disa media në Kosovë.

Pas këtij denoncimi nga aktorja, lidhur me ngjarjen, Policia ka arrestuar dy vajza. Sipas Klan Kosovës, njëra prej tyre është kryeinfermierja në Shtëpinë e të moshuarvve.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se pas publikimit të video incizimit në rrjetet sociale të sulmit në shtëpinë e të moshuarave në Pejë, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka angazhuar dy prokurorë të shtetit dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmerren masat e nevojshme ligjore ndaj personave që kanë kryer këtë vepër penale.

Dy prokurorët e shteti dhe Policia e Kosovës në vendin ku dyshohet së është kryer vepra penale, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi”.

Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtoj mundësin e paraqitjes se kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Prokuroria Themelore në Pejë, për veprimet e ndërmarra rreth kësaj çështje penale do të njoftojë me kohë opinionin publik. ​